• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i presidentit Pendarovski me presidentin e Malit të Zi, Milanoviq

Takim i presidentit Pendarovski me presidentin e Malit të Zi, Milanoviq

Shkup, 18 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski në margjinat e Konferencës së 60-të të sigurisë në Mynih, mbrëmë realizoi takim me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Në takim, dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, duke shprehur kënaqësi nga kultivimi i partneritetit dhe miqësisë tradicionale mes dy shteteve.

Siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të shefit të shtetit, Pendarovski dhe Milatoviq kanë vlerësuar se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si aleatë në NATO dhe vende me përcaktim strategjik për anëtarësim në BE, ndajnë vlera të njëjta, me këtë rast duke e theksuar nevojën për bashkëpunim të përforcuar rajonal, si parakusht kyç për mbajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit më të madh të vendeve nga Ballkani Perëndimor. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR