• e shtunë, 23 nëntor 2024

takim i presidentit Pendarovski me drejtoreshën rajonale të UNDP-së, Zhivkoviq

takim i presidentit Pendarovski me drejtoreshën rajonale të UNDP-së, Zhivkoviq

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti Ivana Zhivkoviqin, ndihmës-sekretaren e përgjithshme të Kombeve të bashkuara dhe drejtoreshë rajonale për Evropë dhe për Komonuelthin e shteteve të pavarura të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Në takim, siç kumtoi kabienti i pendarovskit, u përshëndet bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe konstruktiv i shtetit me UNDP-në dhe u bisedua për mbështetjen dhe rolin e Kombeve të bashkuara në përmbushjen  e qëllimeve strategjike të shtetit.

"Në atë drejtim u përshëndetën aktivitetet e UNDP-së lidhur me ndryshimet klimatike dhe agjendën e gjelbër, si dhe angazhimin e tyre në sferat lidhur me zhvillimin social dhe barazinë gjinore, menaxhimin demokratik dhe përmirësimin e sundimit lokal. Njëherit, u cek bashkëpunimi i suksesshëm edhe në përpilimin e Kornizës për zhvillim MKD2030", thekson Kabineti i presidentit Pendarovski. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR