• e enjte, 22 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me drejtorin e Agjencisë për mërgatë

Takim i presidentes Siljanovska Davkova me drejtorin e Agjencisë për mërgatë

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka realizuar takim me drejtorin për mërgatë, Goran Angellov.

Në takim, siç njoftuan sot nga Kabineti i Siljanovska Davkovës, drejtori Angellov ka informuar për organizimin e Agjencisë edhe për resurset njerëzore në të, si dhe për aktivitetet e ndërmarra dhe të planifikuara, të domosdsohme për avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me mërgimtarët dhe organizata e tyre të ndryshme të mërgimit.

Ai ka theksuar se Agjencia realizon bashkëpunim intensiv me rrjetin e mërgatës prej 700 organizata kishtare, sportive dhe artistike, që shprehin interes të fuqishëm për takime me të dhe me përfaqësues tjerë më të lartë të shtetit, si mekanizëm i domosdoshëm për përforcimin e marrëdhënieve me atdheun.    

Siljanovska Davkova e ka pranuar ftesën për patronazh të "Shkollës verore për gjuhën maqedonase" për fëmijë nga diaspora, të moshës nga 12-16 vjeçare, që do të mbabet në gusht në Ohër. mb/

Foto: Kabineti i Gordana Siljanovska Davkova 

QËNDRONI TË LIDHUR