Takim i Nikolloskit me ambasadoren kroate Tiganj - ndërtimi i hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10 parakusht për transport të shpejtë dhe efikas
- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj ku prezantoi planet e investimeve të Qeverisë për ndërtimin dhe modernizimin e Korridoreve rrugore dhe hekurudhore 8 dhe 10, si pjesë e rrjeteve evropiane të transportit.
- Post By Fami Bajrami
- 13:41, 1 dhjetor, 2025
Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot zhvilloi takim pune me ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Nives Tiganj ku prezantoi planet e investimeve të Qeverisë për ndërtimin dhe modernizimin e Korridoreve rrugore dhe hekurudhore 8 dhe 10, si pjesë e rrjeteve evropiane të transportit.
Siç informojnë nga Ministria e Transportit, në takim, Nikolloski theksoi mundësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë në interes të të dy vendeve.
"Fokus i veçantë në takim i është dhënë ndërtimit të hekurudhës së shpejtë të Korridorit 10, si parakusht për transport të shpejtë dhe efikas të mallrave në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke theksuar mundësinë e pjesëmarrjes së kompanive të specializuara nga Kroacia në realizimin e këtij projekti. Të dy folësit shkëmbyen mendime edhe për çështjet aktuale politike në vend dhe rajon, procesin eurointegrues dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor", theksohet në komunikatë.
Nikolloski dhe Tiganj kanë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe kanë rënë dakord të vazhdojnë t'i mbajnë ato në një nivel të lartë në interes të bashkëpunimit të ndërsjellë.
Foto: Ministria e Transportit