• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i nënkryetarit të Kuvendit, Milloshoski me përfaqësuesit e Sekretariatit të partneritetit për qeverisje të hapur

Takim i nënkryetarit të Kuvendit, Milloshoski me përfaqësuesit e Sekretariatit të partneritetit për qeverisje të hapur

Shkup, 8 maj 2025 (MIA)- Sot në Kuvend u mbajt takim me Pol Brejtvejt, udhëheqës rajonal për Evropën - nga Partneriteti për Qeverisje të Hapur (PQH), pastaj Sandra Pernar, koordinatore e lartë rajonale për Evropën nga PQH-ja dhe Metju Tramonti, nëpunës kërkimor - Mekanizmi i Pavarur i Raportimit, Gordana Gapiq Dimitrovska, koordinatore kombëtare për PQH - Ministria e Administratës Publike, Boban Stojanoski - zëvendëssekretar i përgjithshëm i Kuvendit dhe Zllatko Atanasov - udhëheqës i Institutit Parlamentar, lidhur me zbatimin e procesit të PQH-së në vend dhe Planin e Veprimit të Kuvendit drejt Partneritetit për Qeverisje të Hapur https://www.sobranie.mk/akciski-plan-pov.nspx.

Në takim u theksua rëndësia e transparencës dhe disponueshmërisë së institucioneve, si dhe u vlerësua pozitivisht vazhdimësia dhe përpjekjet e shtetit në zbatimin e planit kombëtar.

Kuvendi mbetet i përkushtuar ndaj angazhimeve të ndërmarra në Planin e Veprimit, të cilat nënkuptojnë:

· Hartimin e regjistrit elektronik të organeve rregullatore dhe emërimeve të tjera nga Kuvendi, publik, i arritshëm dhe i kërkueshëm për përdorim dhe informim të qytetarëve, organizatave civile, institucioneve akademike, etj;

· Informimin e publikut me përmbajtje të reja në kanalin televiziv parlamentar, i cili do t'i ofrojë publikut informacione më të mira dhe më të gjera rreth pushtetit legjislativ;

· Parlamenti, brenda kompetencës së tij mbikëqyrëse, duhet të zbatojë debat mbikëqyrës mbi zbatimin e Planit Kombëtar të Shtetit drejt Partneritetit për Qeverisje të Hapur;

· Zbatimin e Karvanit Parlamentar në komunat ku zgjidhen deputetët, me qëllim të mundësimit të komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Partneriteti për Qeverisje të Hapur ofron model për planifikimin e masave dhe angazhimeve nga institucionet për reforma, në dy plane veprimi vjetore, së bashku me qytetarët dhe organizatat në shoqëri, me mekanizëm të jashtëm për ndjekjen e zbatimit të aktiviteteve të pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Foto: Kuvendi i RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR