• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i minstrit Lloga dhe prokurorit Abazi, kanë biseduar rreth lëndës për spitalet modulare

Takim i minstrit Lloga dhe prokurorit Abazi, kanë biseduar rreth lëndës për spitalet modulare

Shkup, 17 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, me iniciativë të tij, është takuar sot me kreun e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Islam Abazi. 

"Në takim, ndër të tjera, u diskutua për procedurën që është duke vazhduar në këtë prokurori në lidhje me tenderin për furnizimin e spitaleve modulare, në kuadër të të cilit ndërmerren veprime me qëllim të shqyrtimit të të gjitha rrethanave, pas së cilës do të merret një vendim i prokurorisë publike", theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Lloga dhe Abazi kanë diskutuar edhe për Strategjinë e re për zhvillimin e sistemit të gjyqësorit 2023-2027 si dhe për reformat që do t’i mbulojë ajo.

Prokurori Publik, Abazi, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë, e ka njoftuar ministrin, Lloga, se është finalizuar prokurimi i fundit publik për rregullimin e objektit të ri ku së shpejti do të vendoset Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Në këtë objekt dukshëm do të përmirësohen kushtet  hapësinore për punë për prokurorët publikë dhe do të pajiset me një laborator modern të mjekësisë ligjore, i cili do të lehtësojë dukshëm ekspertizën e provave", ka theksuar Abazi.

Takimet koordinuese, siç është theksuar në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë,  do të vazhdojnë të mbahen edhe në periudhën në vijim. mb/

Foto: Ministria e Drejtësisë

QËNDRONI TË LIDHUR