• e martë, 24 dhjetor 2024

Takim i ministrit Toshkovski me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jaroslav Ludva

Takim i ministrit Toshkovski me ambasadorin e Republikës së Çekisë, Jaroslav Ludva

Shkup, 29 korrik 2024 (MIA)- Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot u mbajt takim pune ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ambasadorit të Republikës së Çekisë, Jaroslav Ludva.

Në takim dy palët shprehën kënaqësinë për bashkëpunimin  e  shkëlqyeshëm shumëvjeçar, me theks të veçantë në partneritetin mes dy ministrive, i cili vitet e fundit, veçanërisht gjatë krizës së migracionit, por edhe periudhës më pas, është dëshmuar të jetë i një rëndësie të madhe për ne si ministri, veçanërisht në fushën e modernizimit të kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme Toshkovski u shpreh mirënjohje si për mbështetjen dhe bashkëpunimin përmes donacioneve të shumta për përmirësimin e kapaciteteve për të punësuarit në MPB, por edhe për mbështetjen e dhënë me dërgimin e policëve çekë në kufirin tonë për t'u përballur me migracionin ilegal në periudhën dhjetor të vitit 2015 deri në prill 2 të vitit 2023, situatë që rezultoi në uljen e intensitetit të flukseve migruese.

Ambasadori i Republikës Çeke Ludva, theksoi se shteti ynë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ruajtjen e sigurisë në këtë pjesë të Evropës, duke shprehur shpresën se bashkëpunimi do të jetë edhe më i mirë në të ardhmen me fokus të përbashkët për thellimin edhe më të madh të tij.

Marrëveshjet dypalëshe mes dy ministrive janë nga fusha e sigurisë, bashkëpunimit teknik, ripranimit, luftës kundër krimit dhe zbatimit të iniciativave të përbashkëta për zgjidhjen e sfidave aktuale të sigurisë.

Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR