• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i ministrit Murtezani me ambasadoren suedeze Xhejn

Takim i ministrit Murtezani me ambasadoren suedeze Xhejn

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA)- Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot realizoi takim protokollar me ambasadoren e Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ami Larson Xhejn, ku u shqyrtua bashkëpunimi aktual zhvillimor dhe potencialet për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

"Murtezani falënderoi për rolin kyç të Mbretërisë së Suedisë për mbështetjen gjatë realizimit të reformave dhe qëllimeve lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Ai theksoi  se Suedia rregullisht demonstron mbështetjen e saj përmes ndihmës së rëndësishme bilaterale e cila është e vetmja ndihmë e drejtpërdrejt financiare e këtij lloji nga shtet anëtar i Unionit. Ky përkushtim shihet edhe në strategjinë e re të Suedisë për bashkëpunim reformues me vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2021-2027, ndërkaq fokusohet në progresin në pjesën e të drejtave të njeriut, menaxhimit demokratik, zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes gjithëpërfshirëse ekonomike", thuhet në kumtesë.

Xhejn dhe Murtezani diskutuan edhe për implementimin e projektit "Mbështetje për Maqedoninë e Veriut për aderim në BE", financuar përmes Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), me të cilin sigurohet vazhdimësi për mbështetjen e mëparshme nga Suedia dhe Norvegjia ndërkaq përmirëson dukshëm koordinimin e BE-së, duke ndihmuar përpjekjet reformuese të orientuara drejt harmonizimit me standardet, vlerat dhe acquis-in evropian.

Foto: Ministria për Çështje Evropiane

 

QËNDRONI TË LIDHUR