• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i ministrit Mucunski me kreun e APKE-së, Teodoros Rusopulos

Takim i ministrit Mucunski me kreun e APKE-së, Teodoros Rusopulos

Shkup, 11 korrik 025 (MIA) - Në margjina të Forumit Dubrovniku 2025, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski realizoi takim me kreun e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, Teodoros Rusopulos.

"Në vitin kur shënojmë 30 vite të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, në takim u konfirmua angazhimi ynë i fuqishëm për vlerat dhe standardet e Organizatës. bashkëbiseduesit e cekën edhe rëndësinë e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut, pavarësinë e saj dhe zbatimin e aktvendimeve të saj", theksoi Mucunski në takim.

Siç qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punëve të jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Mucunski falënderoi për mbështetjen nga Këshilli i Evropës në zbatimin e reformave brenda dhe harmonizimin me standardet evropiane.

Nga atje shtojnë se bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për sfidat më të gjera të sigurisë në Evropë, përfshirë edhe agresionin rus ndaj Ukrainës. ab/

Foto: МРJdheТJ

 

QËNDRONI TË LIDHUR