Takim i ministrit Mexhiti me zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Oto Graf
- - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot realizoi takim pune me zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Oto Graf.
- Post By Fitore Curri
- 18:21, 15 mars, 2023
Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot realizoi takim pune me zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Oto Graf.
Siç njoftoi Kabineti i Mexhitit, në fokus ishte promovimi i bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mundësitë për të thelluar atë.
Ministri ka falënderuar për mbështetjen e sistemit shëndetësor të Maqedonisë së Veriut gjatë pandemisë KOVID me mbi 1,45 milionë euro, që është ndihmë jashtëzakonisht e rëndësishme në kohë krize pandemike dhe ekonomike botërore, si dhe për donacionet e ndryshme tejet të dobishme për institucionet shëndetësore. fc/
Fotografia: Ministria e Shëndetësisë