Takim i ministrit Filkov me eurokomisarin Didie Rejnders
- Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim dypalësh me eurokomisarin e drejtësisë Didie Rejnders, në margjinat e forumit ministror BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme i cili mbahet në Budva.
- Post By Sara Ademi
- 18:23, 28 tetor, 2024
Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov realizoi takim dypalësh me eurokomisarin e drejtësisë Didie Rejnders, në margjinat e forumit ministror BE-Ballkani Perëndimor për drejtësi dhe punë të brendshme i cili mbahet në Budva.
"Ishte shprehur mirënjohje për përpjekjet e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e inkuadrimit dhe reformave. Në takim u diskutua për sundimin e ligjit, agjendën ligjvënëse dhe reformat e planifikuar në gjyqësor të cilat janë përfshirë në Strategjinë zhvillimore sektoriale për drejtësinë (2024-2028)", informon Ministria e Drejtësisë.
Si veçanërisht domethënës u theksua digjitalizimi, i cili, siç thuhet në kumtesën e Ministrisë, "duhet të mundësojë progres dhe një mënyrë funksionimi më të shpejtë, më transparent dhe më efikas që do të kontribuojë ndjeshëm në zhvillimin e shoqërisë". sa/
Foto: Ministria e Drejtësisë