Takim i ministrit Aliu me ambasadorin austriak Pamer
- - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot ka realizuar takim me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer, të cilin e ka njoftuar me projektet e MSHIA-së në sferën e transformimit digjital dhe reformave në administratën publike.
- Post By Fitore Curri
- 18:01, 15 shtator, 2023

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu sot ka realizuar takim me ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer, të cilin e ka njoftuar me projektet e MSHIA-së në sferën e transformimit digjital dhe reformave në administratën publike.
Siç bëri të ditur MSHIA, Aliu dhe Pamer kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit në sferën e teknologjisë dhe inovacioneve.
"E theksuam bashkëpunimin në shkëmbimin e përvojave, projekteve nga sfera e teknologjisë dhe praktikave më të mira nga Austria, vend i cili njihet për nivelin e zhvillimit teknologjik dhe administratës të avancuar publike", ka theksuar Aliu.
Administrata publike e Austrisë, sipas ministrit, mund të jetë burim i rëndësishëm i njohurive dhe praktikave të cilat do ta ndihmojnë vendin tonë në përmirësimin e sistemeve të administratës publike dhe proceseve të transformimit digjital. fc/
Fotografia: MSHIA