• e premte, 27 dhjetor 2024

Takim i ministrave të punëve të jashtme të BE-së në formatin "Gimnih"

Takim i ministrave të punëve të jashtme të BE-së në formatin

Bruksel, 2 shkurt 2024 (MIA) - Në Bruksel nesër do të fillojë takimi joformal dyditor i ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së në formatin "Gimnih".

Ky lloj i takimeve e mbajnë këtë emër sipas pallatit Gimnih në Gjermani, ku në vitin 1974 u mbajt takimi i prë joformal i shefave të diplomacive të Bashkësisë së atëhershme evropiane, paraardhëse e BE-së së sotme. Karakteristikë e këtyre takimeve është që ministrat nuk shpqërohen nga ndihmësit e tyre apo bashkëpunëtorët, që atmosferën e takimit e bën më të qetë dhe të besuesh[m për këmbim joformal dhe të sinqertë të mendimeve.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Bruksel, takimi do të fillojë me darkën në Muzeun afrikan, ku do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të Asociacionit të shteteve nga Azia juglindore (ASEAN), të cilët do të qëndrojnë në Bruksel për pjesëmarrje në takimin e 24-t ministror BE-ASEAN, që do të mbahet paraprakisht gjatë ditës.

Pjesa e "punës" e takimit do të vazhdojë nesër në pallatin e Brukselit Egmon me diskutim për raportet e BE--së me Afrikën nga aspekti i sfidave gjeopolitike në rritje të kontinentit. Sipas paralajmërimeve, bazë për këmbimin e mendimeve do të jenë konkludimet nga Samiti BE-Afrikë nga shkurti i vitit 2022.

Ky debat është posaçërisht i rëndësishëm në kushtet kur Afrika po përballet me situatë të përkeqësuar të sigurisë,. presion ndaj rendeve kushtetuese, zhvillim të stagnuar social ekonomik dhe ndikim shqetësues të ndryshimeve klimatike.

Takimi pasdite do të vazhdojë me diskutimin për marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë, në bazë të konkludimeve të përbashkëta nga 29 nëntori për marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare mes të dy palëve. Minsitrat, sipas paralajmërimit, do të bisedojnë për shkallën e bashkëpunimit të mundshëm mes BE-së dhe Turqisë në sferën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, si dhe për reformat demorkaitke në vend dhe për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit të Mesdheut lindor, të cili i takon edhe anëtarja e Unionit - Qiproja. ab/

Foto: BЕ

QËNDRONI TË LIDHUR