• e enjte, 02 prill 2026

Takim i Mickoskit me Milatoviqin: Vazhdojmë të ndërtojmë ura të miqësisë, stabilitet dhe përparim të përbashkët

Takim i Mickoskit me Milatoviqin: Vazhdojmë të ndërtojmë ura të miqësisë, stabilitet dhe përparim të përbashkët

Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot u takua me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili është për vizitë dyditëshe në vend.

Siç publikoi Mickoski në "Fejsbuk", vizita paraqet një hap të rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

"Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe rajonal si dhe për perspektivat e përbashkëta evropiane. Vazhdojmë të ndërtojmë ura të miqësisë, stabilitet dhe progres të përbashkët", shënoi Mickoski. sa/

Foto: Fejsbuku i Hristijan Mickoskit                   

QËNDRONI TË LIDHUR