Takim i Mariçiqit me Muranoviçin dhe Anderson: Rëndësia e frontit pro-evropian është e imperativ në synimin për të përmbushur qëllimin strategjik për hyrje në BE deri në vitin 2030
- Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot realizoi takime me Jonas Anderson dhe Azra Muranoviq nga Qendra Ndërkombëtare "Olaf Palme" - organizatë ombrellë e Lëvizjes punëtore suedeze për solidaritetndërkombëtar dhe përfaqësim, deputetë në parlamentin suedez dhe përfaqësues të Institutit Progres, i cili promovon vlerat socialdemokratike në vend.
Shkup, 3 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot realizoi takime me Jonas Anderson dhe Azra Muranoviq nga Qendra Ndërkombëtare "Olaf Palme" - organizatë ombrellë e Lëvizjes punëtore suedeze për solidaritetndërkombëtar dhe përfaqësim, deputetë në parlamentin suedez dhe përfaqësues të Institutit Progres, i cili promovon vlerat socialdemokratike në vend.
Në takim, Mariçiq, siç informojnë nga zyra e tij, theksoi se rëndësia e frontit pro-evropian është imperativ në synimin e përmbushjes së qëllimit strategjik për bashkimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, ndërsa të pranishmit ranë dakord se vendi ynë duhet të vazhdojë me misionin e saj për përmbushjen e qëllimit për prosperitet, zbatimin e reformave, por edhe marrjen e përgjegjësisë nga të gjitha partitë politike për të udhëhequr me sukses shtetin në BE.
Ata, thuhet në kumtesën, kanë konstatuar se duhet të shfrytëzojmë sa më shpejt mundësinë për t'iu bashkuar frontit evropian ku të gjithë janë të përfshirë. Mbështetja e deputetëve suedezë është jashtëzakonisht e rëndësishme për agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ata janë gjithmonë të gatshëm të japin kontributin e tyre, për çka jemi jashtëzakonisht mirënjohës", informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane. ls/
foto: SÇE