Takim i Llogës me Hajrullain nga Prokuroria e lartë Publike të Shkupit
- Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në kudër të vizitave të gjykatave dhe prokurorive në shtet, në Prokurorinë e lartë Publike të Shkupit, realizoi takim me prokurorin Mustafa Hajrullai, me të cilin biseduan për çështjet që lidhen me punën e kësaj prokurorie, volumin e punës, mungesat, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet kjo prokurori.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:26, 11 nëntor, 2023

Shkup, 11 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në kudër të vizitave të gjykatave dhe prokurorive në shtet, në Prokurorinë e lartë Publike të Shkupit, realizoi takim me prokurorin Mustafa Hajrullai, me të cilin biseduan për çështjet që lidhen me punën e kësaj prokurorie, volumin e punës, mungesat, mundësitë dhe sfidat me të cilat përballet kjo prokurori.
Siç bëri të ditur sot Ministria e Drejtësisë, në takimin që u mbajt dje, është biseduar edhe për hapat e ardhshëm që lidhen me luftën kundër krimit, korrupsionit por edhe për ngritjen e efikasititit dhe efiktivitetin në punën e prokurorëve publikë.
Foto: Ministria e Drejtësisë