• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i kryeshefit të SHM-së së Armatës Lafçinski, me kryeshefin e FA-së së Hungarisë, Berendi

Takim i kryeshefit të SHM-së së Armatës Lafçinski, me kryeshefin e FA-së së Hungarisë, Berendi

Shkup, 12 nëntor 2024 (MIA) - Kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral majori Sashko Lafçinski, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Forcat e Armatosura (FA) të Hungarisë, sot në Budapest realizoi takim me nikoqirin e tij, kryeshefin e Shtatmadhorisë së FA-së së Hungarisë, gjeneralin Gabor Berendi.

Siç informon SHM e ARM-së, pas pritjes me nderime të larta ushtarake, gjeneralët Lafçinski dhe Berendi biseduan për bashkëpunimin dypalësh ushtarak, me ç'rast u shqyrtuan mundësitë për thellim të mëtejshëm plotësues në fushat nga interesi i ndërsjellë.

"Gjatë bisedës zyrtare është diskutuar për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet forcave për operacione speciale, dhe trajnimi i zhytjes luftarake, mbështetja e grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë si objektiv primar i kapaciteteve të NATO-s, kryerja e stërvitjeve dhe stërvitjeve të përbashkëta si dhe shfrytëzimi i kapaciteteve të dy armatave për avancim në ndërveprueshmërinë e dy armatave aleate në kuadër të pjesëmarrjes në operacionet dhe misionet ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO dhe BE, shkëmbimi i përvojave dhe mësimeve të nxjerra nga përdorimi i fondeve të NATO-s dhe BE-së", thuhet në kumtesë.

Gjenerali Lafçinski shprehu falënderim për mbështetjen nga ana e ekipit hungarez "i cili në frymën e aleancës dhe miqësisë së mirë në mënyrë aktive u përfshi në shuarjen e zjarreve të cilat këtë verë e përfshinë vendin tonë".

"Gjatë takimit gjenerali Berendi shprehu falënderim për ftesën për pjesëmarrje të orkestrit ushtarak të FA-së së Hungarisë në koncertin para Vitit të Ri, i cili do të mbahet muajin e ardhshëm dhe nëse agjenda e tij mundëson, personalisht do të marr pjesë në ngjarje", kumtoi SHM e Armatës.

Delegacioni i Armatës i udhëhequr nga gjenerali Lafçinski e ka vizituar brigadën e mekanizuar të forcave të armatosura të Hungarisë në garnizonën Tata, ku është prezantuar struktura organizative, detyrat dhe pajisjet e brigadës, pas së cilës delegacioni pati mundësi të realizojë takim edhe në Qendrën për simulim dhe trajnim. sa/

Foto: Shtatmadhoria e Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut 

QËNDRONI TË LIDHUR