Takim i kryeministrit Mickoski me ambasadoren Ageler dhe zëvendësen e saj Varnes
- Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk ka njoftuar se sot ka pasur takim me ambasadoren e SHBA-së, Angela P. Ageler, si dhe me zëvendësambasadoren, Nikola Varnes.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:50, 5 gusht, 2024
Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk ka njoftuar se sot ka pasur takim me ambasadoren e SHBA-së, Angela P. Ageler, si dhe me zëvendësambasadoren, Nikola Varnes.
Biseduam për çështjet aktuale politike dhe ekonomike dhe për progresin e shtetit drejt Bashkimit Evropian. E theksova rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe theksova se mbështetja amerikane është kyçe për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit. U dakorduam që të forcojmë marrëdhëniet dypalëshr dhe të rrisim bashkëpunimin në fusha të ndryshme", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.
Foto: Fejsbuku u kryeministrit Hristijan Mickoski