• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i kryeministrit Kovaçevski me kryesinë e Fondit për zhvillim të Abu Dabit

Takim i kryeministrit Kovaçevski me kryesinë e Fondit për zhvillim të Abu Dabit
Shkup, 18 tetor 2022 (MIA) - Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka vizituar Fondin për Zhvillim të Abu Dhabit (ADFD), ku ka takuar drejtorin e përgjithshëm Mohamed Saif Al Suvaidi, me zëvendësin e tij Kalifa Al Kubasi dhe me anëtarët e kryesisë së Fondit. ADFD është një organ qeveritar dhe investitor ndërkombëtar, investimet e të cilit vlerësohen në disa miliardë dollarë dhe është i pranishëm si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato në zhvillim në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azi. Në delegacionin qeveritar që viziton Abu Dabin janë ministrat i financave Fatmir Besimi, për transport dhe lidhje, Blagoj Boçvarski dhe për bujqësi, pylltari dhe ekonominë e ujërave, Lupço Nikollovski. Siç njoftoi Shërbimi për shtyp i qeverisë, në takim u vlerësua se ekziston një potencial i madh për zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe për realizimin e investimeve nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vend.

Në takim nga ana e ministrave resore janë prezantuar mundësitë për investime në vendin tonë dhe diskutuan mundësitë e bashkëpunimit për projekte të veçanta infrastrukturore, si dhe investime në fushën e agrobiznesit, energjisë diellore dhe turizmit.

"Gjithashtu, u bisedua për fushat prioritare për investime në të cilat është fokusuar Qeveria, përveç burimeve të rinovueshme dhe realizimit të “Agjendës së Gjelbër”, digjitalizimit, inovacioneve dhe teknologjisë moderne. Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet Evropa dhe bota në aspektin e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike, si dhe për mundësitë e menaxhimit dhe tejkalimit të tyre, me mendimin e përbashkët se mënyra më e mirë për tejkalimin e këtyre sfidave është realizimi i investime në infrastrukturë, si dhe në inovacion dhe teknologji të reja", theksohet në kumtesën.

Shërbimi për shtyp i qeverisë bën me dije se të dyja palët theksuan angazhimin e tyre për ndërtimin e një dialogu mes dy vendeve, i cili do të çojë në përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella. "U theksua se paralelisht me marrëdhëniet politike rëndësi të madhe ka edhe intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike", shtohet në kumtesë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR