• e mërkurë, 03 korrik 2024

Takim i kreut të bashkësisë fetare islame të Maqedonisë së veriut me presidentin shqiptar Begaj

Takim i kreut të bashkësisë fetare islame të Maqedonisë së veriut me presidentin shqiptar Begaj
Tiranë, 4 prill 2023 (MIA) - Delegacioni i bashkësisë fetare islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga Reis-Ulema Shaqir efendi Fetai, ndodhet për vizitë në Shqipëri.
 
Delegacioni u prit nga shefi i shtetit, Bajram Begaj, për çka ai shkroi në Fejsbuk.
 
"Mysafirëve të mi të çmuar ua urova Muajin e shenjtë të Ramazanit dhe e vlerësova lartë rolin e kësaj bashkësie në ruajtjen dhe bartjen e vlerave më të pmuara të shqiptarisë, si dhe promovimin e harmonisë ndërfetare", qëndron në kumtim.
 
 
Besimtarët myslimanë Muajin e shenjtë të Ramazanit e filluan më 23 mars, i cili është me rëndësi të madhe për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Festa e Ramazan Bajramit është më 23 prill dhe shënohet tre ditë. ab/
 
Foto: Kumtim i presidentit shqiptar Begaj në Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR