Takim i Kolaicionit Vlen pas vendimit të ASH-së që të dalë e pavarur në zgjedhjet lokale
- Përfaqësues të lartë të Koalicionit Vlen sot në selinë në Shkup mbajnë takim pas vendimit të ASH-së të udhëhequr nga Arben Taravari për të dalë i pavarur në zgjedhjet lokale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:27, 16 prill, 2025

Shkup, 16 prill 2025 (MIA) - Përfaqësues të lartë të Koalicionit Vlen sot në selinë në Shkup mbajnë takim pas vendimit të ASH-së të udhëhequr nga Arben Taravari për të dalë i pavarur në zgjedhjet lokale.
Në takim përveç liderëve të Besës, Bilall Kasami, Izet Mexhiti i Lëvizjes Demokratike dhe Zekiri Ibrahimi i Alternativës, marrin pjesë ministra dhe deputetë të këtyre tri partive, si dhe kryetarë të komunave dhe funksionarë të tjerë.
Kryetarin i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendëskryeministër Mexhiti në pyetjen e gazetarëve nëse në takim do të bisedohet për përjashtimin e Taravarit, tha se gjithçka është në tryezë.
Para fillimit të takimit deklaratë për media ka dhënë kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili është edhe nënkryetar i Lëvizjes Demokratike, i cili ka thënë se mendimi i tij personal është që Koalicioni Vlen të ketë paraqitje të përbashkët në zgjedhjet Lokale, por sa i përket qëndrimit zyrtar, tha se duhet të presim konkluzionet nga takimi i sotëm.
Lideri i Besës, Bilall Kasami, para takimit nuk deshi të japë deklaratë. Tha se cili do të jetë qëndrimi i përbashkët i këtyre tri partive nga koalicioni Vlen do të bëhet i ditur.
Në takim merr pjesë edhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.
Foto: MIA