• e diel, 06 tetor 2024

Takim i Grkovskës me ambasadorin e ri austriak Martin Pamer

Takim i Grkovskës me ambasadorin e ri austriak Martin Pamer

Shkup, 16 gusht 2023 (MIA) - Zëvendkryetarja e Qeverisë e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Grkovska, në takimin e sotëm me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Austrisë në vend, Martin Pamer ka shprehur bindje se raportet miqësore dypalëshe do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen.

Siç komunikuan nga Qeveria, Grkovska në takim shprehu falënderim për mbështetjen që shteti ynë e merr nga Austria në proceset reformuese të ndërlidhura me eurointegrimet dhe për dinamikën, me të cilën zhvillohet bashkëpunimi mes dy vendeve në më shumë fusha.

Në takim u diskutua edhe për çështje të ndërlidhura me ndryshimet kushtetuese dhe për tema tjera aktuale politike në vend, duke përfshirë edhe për gjendjen në sistemin juridik.

"Ambasadori Pamer u njoh me aktivitetet e drejtuara dhe të koordinuara nga Kabineti për politika të qeverisjes së mirë, me theks në koordinimin e institucioneve përgjegjëse për luftimin e korrupsionit, forcimin e transparencës dhe transformimin digjital të shoqërisë. Duke theksuar rëndësinë e politikave që janë në kompetencë të zëvendëskryeministres Grkovska, ambasadori Pamer shprehu gatishmërinë që në mandatin e tij të kontribuojë në realizimin me sukses të iniciativave që do të zbatohen në periudhën e ardhshme", thuhet në njoftimin e qeverisë.

Zëvendëskryeministrja Grkovska i dëshiroi mirëseardhje në vend ambasadorit austriak dhe shumë sukses në kryerjen e funksionit. mb/

Foto: Qeveri

QËNDRONI TË LIDHUR