• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i Gashit me përfaqësues të KSHZ-së: Përsëritja e procedurës zgjedhore në katër komunat e përmendura do të jetë më e sigurt pasi KSHZ të vendosë për ankesat e parashtruara

Takim i Gashit me përfaqësues të KSHZ-së: Përsëritja e procedurës zgjedhore në katër komunat e përmendura do të jetë më e sigurt pasi KSHZ të vendosë për ankesat e parashtruara

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot zhvilloi takim pune me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve - Boris Kondarko, kryetar i KSHZ, Abdush Demiri, nënkryetar i Komisionit dhe Aleksandar Dashtevski, anëtar i Komisionit.

Nga shërbimi për informim i Kuvendit, informojnë se takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive dhe u vlerësua si një qasje pozitive e institucioneve kur bëhet fjalë për çështje me interes kombëtar, në këtë rast konkret të Kuvendit dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

"Mbledhjen e organizoi kryetari i Kuvendit në përputhje me nenin 132-a të Kodit Zgjedhor, sipas të cilit duhet të mbahen zgjedhje të përsëritura për kryetarë të komunave Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë dhe Rostush dhe Qendër Zhupë. Kjo për shkak se në këto komuna nuk është përmbushur kushti i nenit 132 paragrafi (2) i Kodit Zgjedhor - që në votime të dalë një e treta e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Listën e Zgjedhësve.  Përsëritja e procedurës zgjedhore në katër komunat e përmendura do të jetë më e sigurt pasi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të vendosë për ankesat e paraqitura, të cilat mund të ndikojnë në shpalljen e përfundimit të rezultateve të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025", bëjnë të ditur nga Kuvendi. 

Në fund të takimit, të pranishmit shprehën mirënjohje të ndërsjellë për takimin dhe vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë për çështje me rëndësi për të dy institucionet si dhe për shtetin në tërësi. fc/

Foto: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR