• e premte, 05 dhjetor 2025

Takim i G7 në Kanada - mospajtime rreth deklaratës për Ukrainën, mungojnë vërejtjet mes liderëve për Iranin, pa progres për tarifat

Takim i G7 në Kanada - mospajtime rreth deklaratës për Ukrainën, mungojnë vërejtjet mes liderëve për Iranin, pa progres për tarifat

Kananaskis, 18 qershor 2025 (MIA) - Takimi i G7 në Kananaskis, Kanada, përfundoi me një mendin unanim se Irani nuk mund të fitojë armë bërthamore, por me mospajtime rreth deklaratës për Ukrainën.

SHBA kundërshtoi deklaratën e përbashkët për Ukrainën që do të kishte përmbajtur një gjuhë të fortë që do të dënonte Rusinë. Ata pretenduan se duan ta ruajnë aftësinë e tyre për negociata me Rusinë. Në fund, gjuha e fortë nuk u përfshi në deklaratën e përbashkët të liderëve, por vetëm në atë të nikoqirit të takimit, kryeministrit kanadez Mark Karni.

"Disa prej nesh, duke përfshirë edhe Kanadanë, do të dëshironim të shkojmë më tutje, pranoi kryeministri kanadez, i cili ishte nikoqir i takimit. Ai tha se të gjithë janë pajtuar, megjithatë, se presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojë, duke përfshirë edhe përmes sanksioneve financiare.

Në takim morën pjesë edhe liderët e vendeve tjera, siç janë Meksika, Brazili, Australia dhe India, Në ditën e dytë të forumit të G7 në Kanada, mbërriti edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Megjithatë, takimi u la në hije nga konflikti në Lindjen e Mesme, i cili çoi në largimin e hershëm të Trampit.

Zelenski mbajti takim me liderët tjerë të vendeve G7, në të cilat përkujtoi për sulmin vdekjeprurës rus ndaj Kievit, në të cilin humbën jetën 18 persona, ndërsa më shumë se 151 u lënduan.

"Jemi të gatshëm për negociata paqësore, për ndërprerje pa kushte të luftës, Prandaj na nevojitet presion (ndaj Rusisë)", tha Zelenski.

 Gjatë takimit, Karni tha se Kanadaja do t'i sigurojë Ukrainës ndihmë ushtarake në vlerë prej 1,27 miliardë euro. Një pjesë e mjeteve do të jenë për dronë dhe automjete të blinduara.

Kanadaja dhe Britania e Madhe kanë njoftuar sanksione ndaj flotës sekrete ruse, e cila është përdorur për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë. Por në ditën e parë të samitit, Trampi tha se sanksionet nuk ishin vetëm një punë dhe do të kishin një kosto të madhe për SHBA-në.

Shumë liderë tentuan t'i zgjidhin kontestet e tyre tregtare me Trampin. Por, gjatë kthimit nga samiti, Trampi u ankua se partnerët e SHBA-së, veçanërisht evropianët, aktualisht nuk ofrojnë një marrëveshje korrekte.

Ndërkohë, uniteti për Iranin është prishur në formën e një shkëmbimi të nxehtë të komenteve midis Trampit dhe presidentit francez Emanuel Makron. Makron shpjegoi se Trampi ishte larguar herët nga samiti i G7 në përpjekje për të ndërmjetësuar një armëpushim në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Kjo përpjekje për të folur në emër të Trampit e acaroi presidentin amerikan, i cili tha se Makroni ishte një njeri i mirë, por nuk kishte kuptuar kurrë asgjë. Ai shtoi se Irani duhet të dorëzohet pa kushte. Makroni paralajmëroi se çdo ndryshim i regjimit në Iran përmes luftës do të çonte në kaos në atë vend. Makroni tha dje se ai nuk ishte i shqetësuar nga kritikat e Trampit. sa/

foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR