• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim i Durmishit me Grigorjan: Jemi të përkushtuar të thellojmë bashkëpunimin për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës

Takim i Durmishit me Grigorjan: Jemi të përkushtuar të thellojmë bashkëpunimin për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës

Shkup, 18 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi sot takim pune me Përfaqësuesin e përhershëm të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara - UNDP në Maqedoninë e Veriut, Armen Grigorjan.

Sip informoi ministria dikasteriale, tema e takimit ishte bashkëpunimi i deritanishëm i UNDP-së me Ministrinë e Ekonomisë dhe bashkëpunimi i ardhshëm me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës në përputhje me riorganizimin e ministrive.

Ministri Durmishi falënderoi për kontributin që UNDP-ja e ka dhënë deri më tani në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm në Maqedoninë e Veriut.

“Ministria e Ekonomisë dhe Punës me riorganizimin e ministrive ka kompetenca të reja. Fokusi i punës do të jetë përmirësimi i klimës së biznesit në vend, mbështetja e kompanive vendore, mbështetja e sipërmarrësisë, përmirësimi i kushteve për investitorët e huaj, si dhe përmirësimi dhe zhvillimi i tregut të punës si kompetencë e re që po e marrim përsipër. Mbështetja nga partnerë të ndryshëm është me rëndësi të madhe për zhvillimin aktual dhe të ardhshëm të sektorit shtetëror dhe privat në Maqedoninë e Veriut", tha ministri Durmishi.

Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Grigorjan, prezantoi aktivitetet dhe sektorët që janë në fokus të punës së tyre.

Ministri Durmishi theksoi se Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të jetë e përkushtuar në avancimin e bashkëpunimit të mëtejshëm me UNDP-në në fushën e rritjes ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe mbështetjen për integrimin në BE. mb/

Foto: Ministria e Ekonomisë dhe Punës



QËNDRONI TË LIDHUR