Takim i Bozhinovskës me Rokas: Mbështetja e BE-së është kyçe në procesin e transformimit energjetik në vend
- Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihailis Rokas. Siç informuan nga Ministria, biseda iu kushtua proceseve reformuese në sektorin energjetik, me fokus të veçantë në azhurnimin e kornizës legjislative dhe përgatitjen e dokumenteve të reja strategjike.
Shkup, 23 gusht 2025 (MIA) - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihailis Rokas. Siç informuan nga Ministria, biseda iu kushtua proceseve reformuese në sektorin energjetik, me fokus të veçantë në azhurnimin e kornizës legjislative dhe përgatitjen e dokumenteve të reja strategjike.
Në kumtesën theksohet se në takim u vunë në dukje aktivitetet e zbatuara dhe të planifikuara të Ministrisë në kuadër të Agjendës së Reformës, zbatimi i së cilës, siç thonë, do të vazhdojë me ritëm intensiv.
Theksojnë se në takim iu kushtua vëmendje e veçantë mbështetjes që Maqedonia e Veriut merr nga Bashkimi Evropian përmes kornizës së programit IPA III. Ata thonë se ndihma financiare dhe teknike në vlerë prej 5,2 milionë euro do të drejtohet drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe operative për zbatimin e politikave efektive të energjisë dhe përballjen me ndryshimet klimatike, si dhe drejt përgatitjes së akteve nënligjore, bashkëpunimit me komunat dhe analizës për zbatimin e tranzicionit të gjelbër.

"Bashkimi Evropian është një partner strategjik i vendit tonë në procesin e transformimit energjetik. Mbështetja që marrim përmes instrumenteve IPA është kyçe për të ndërtuar institucione më efikase, për të përmirësuar legjislacionin dhe për të siguruar një të ardhme energjetike të qëndrueshme dhe të sigurt për qytetarët", theksoi ministrja.
Në fjalimin e saj, Bozhinovska theksoi se Bashkimi Evropian është një partner strategjik i vendit tonë në procesin e transformimit energjetik. Sipas ministres, mbështetja që vendi merr përmes instrumenteve IPA është me rëndësi thelbësore për ndërtimin e institucioneve më efikase, përmirësimin e legjislacionit dhe sigurimin e një të ardhmeje të qëndrueshme dhe të sigurt energjetike për qytetarët, theksoi ministrja Bozhinovska.
Takimi, shtuan, konfirmoi se Bashkimi Evropian mbetet një aleat kyç i vendit në realizimin e tranzicionit të energjisë së gjelbër dhe përmbushjen e objektivave klimatike. ls/
Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale