• e shtunë, 23 nëntor 2024

Takim Gir - Dameva, u theksua rëndësia e pavarësisë në funksionimin e Këshillit Gjyqësor

Takim Gir - Dameva, u theksua rëndësia e pavarësisë në funksionimin e Këshillit Gjyqësor

Shkup, 16 janar 2024 (MIA) - Ambasadori evropian Dejvid Gir sot në takim me kryetaren e Këshillit Gjyqësor (KGJ), Vesna Dameva, siç kumtoi KGJ, e përshëndeti vendimin e Gjykatës Administrative dhe i dha mbështetje në veprimet e saj të mëtutjeshme. si dhe në aktivitetet dhe angazhimet e ardhshme të Këshillit, për të garantuar sundimin e ligjit dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve.

"Ambasadori Gir iu referua konkretisht rekomandimeve të Komisionit Evropian (KE), duke theksuar se 17 nga 40 rekomandimet që përmban Raporti i Misionit Vlerësues të KE-së mund të zbatohen menjëherë, sepse janë afatshkurtra, nuk kërkojnë ndryshime kushtetuese dhe ligjore, dhe varen nga vetë Këshilli Gjyqësor, theksohet në kumtesën e publikuar në faqen e Këshillit Gjyqësor.

Dameva e informoi Girin se gjatë javës së ardhshme do të mbahet punëtoria e financuar në kuadër të projektit IPA “Përkrahja e BE-së për sundimin e ligjit”, në të cilën do të shqyrtohen dhe miratohen konkluzione për secilin nga rekomandimet e Misionit vlerësues.

Ambasadori Gir, qëndron në kumtesën, ka shprehur shpresën se Këshilli Gjyqësor do t'i qaset edhe realizimit të aktiviteteve që përmban Strategjia e re për Gjyqësorin, të cilat në një pjesë të konsiderueshme i referohen funksionimit të mëtutjeshëm të Këshillit Gjyqësor.

Takim me Damevën pas kthimit të saj në funksionin e kryetares në Këshillin Gjyqësor sot kishte edhe ambasadori holandez Dirk Jan Kop i cili tha se Këshilli përsëri mund të llogarisë në ndihmën e Holandës.

 

Dameva bëri një pasqyrë të mënyrës se si Misioni i Bashkimit Evropian do t'i zbatojë rekomandimet e Vlerësimit në mënyrë transparente.

"Holanda tani do të shqyrtojë fuqishëm rifillimin e projektit me Këshillin Gjyqësor, i cili u pezullua në maj të vitit të kaluar, theksuan nga Ambasada e Holandës.

Vesna Dameva është rikthyer në postin e kryetares në Këshillin Gjyqësor më 4 janar, ndërsa pas vendimit të Gjykatës Administrative se nuk janë vërtetuar arsyet për të cilat ajo ishte shkarkuar më parë. Kritika ndaj Këshillit në periudhën e kaluar janë drejtuar nga ambasadori Kop, ndërsa duke komentuar zhvillimet në Këshillin Gjyqësor në veprimet e këtij organi në lidhje me presionet politike në Gjykatën Supreme, ambasadorja e SHBA-së në vend Anxhela Ageler vitin e kaluar deklaroi se KGJ nuk ka arritur t'i përmbush plotësisht detyrimet e saj ligjore. ls/

Foto: Këshilli Gjyqësr

фото: Судски совет

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR