• e diel, 22 dhjetor 2024

Takim Gërkovska - Shmid: Në kushte të krizës së sigurisë, energjetike dhe ekonomike përgjegjësia e politikanëve është edhe më e madhe

Takim Gërkovska - Shmid: Në kushte të krizës së sigurisë, energjetike dhe ekonomike përgjegjësia e politikanëve është edhe më e madhe

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Në kuadër të vizitës së punës në Austri, zëvendëskryetarja e Qeverisë  përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, sot ka pasur takim me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Shmid, informojnë nga kabineti i saj. 

"Zëvendëskryeministrja Gërkovska theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut e mori presidencën e OSBE-së në një moment shumë të ndjeshëm, duke pasur parasysh se bota, veçanërisht Evropa, po përballet me një kërcënim të sigurisë pas agresionit kundër Ukrainës, që në mënyrë shtesë rezultoi me krizë energjetike dhe ekonomike, ndërsa gjthsesi këtu është edhe edhe kriza post kovid. Ajo theksoi se qytetarët  çdo ditë luftojnë dhe i ndjejnë pasojat e këtyre sfidave dhe pikërisht për këtë arsye politikanët kanë përgjegjësi të madhe që të gjejnë zgjidhje të shpejta dhe efikase dhe të kujdesen për interesin e qytetarëve" bëjnë të ditur nga Kabineti i Gërkovskës. 

Bashkëbisedueset u përqendruan edhe për rëndësinë e gruas në të gjitha proceset shoqërore dhe botërore, me ç'rast zëvendëskryeministrja Gërkovska informoi për iniciativën ndërkombëtare që ajo e ka iniciuar, e cila ka të bëjë me bashkimin e grave lidere në proceset e qeverisjes së mirë dhe ballafaqim me korrupsionin nga Evropa Juglindore Lindore në forumin ndërkombëtar.

"Sekretarja e përgjithshme Shmid e përshëndeti organizimin e Forumit, theksoi se iniciativa është e shkëlqyer dhe theksoi rolin e gruas në të gjitha fushat e jetës shoqërore. Është e rëndësishme të sigurohet barazia gjinore dhe përfshirja e grave në procesin e vendimmarrjes", njoftojnë nga kabineti i zëvendëskryeministres.

 Gërkovska ka informuar se prioritet i punës së saj është krijimi i politikave të qëndrueshme dhe efikase kundër korrupsionit, duke pasur parasysh se lufta kundër korrupsionit është sfidë e veçantë për shtetin tonë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR