• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim dypalësh Dimovski - Zollt në seancën ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë

Takim dypalësh Dimovski - Zollt në seancën ndërqeveritare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Hungarisë

Ohër, 27 shtator 2024 (MIA) - Zëvendës-kryetari i Qeverisë përgjegjës për sistem politik, Lupço Dimovski sot në Ohër zhvilloi takim dypalësh me zëvendëskryeministrin e Hungarisë Zollt Semjen në kuadër të seancës ndërqeveritare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Hungarisë.

Bashkëbiseduesit, siç kumtoi Qeveria e RMV-së, biseduan për disa tema aktuale dhe konkluduan se dy vendet ndajnë vlera të njëjta tradicionale në shumë sfera, para së gjithash në pjesën e zgjërimit të Bashkimit Evropian, ekonomisë dhe lirisë së besimit dhe të drejtën e shprehjes fetare. 

Në takim, siç u theksua, është potencuar se zbatimi i projekteve strategjike nënkupton forcimin e sovranitetit të vendit dhe BE-së, veçanërisht për shkak të integrimit të rajonit në tërësi. 

Hungaria, siç është theksuar, është një mbështetes i fortë i integrimit të përshpejtuar dhe të plotë evropian. ls/

Foto: Qeveria 

 

QËNDRONI TË LIDHUR