• e hënë, 20 janar 2025

Takim Dimovska - Svarc: Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Rigsdagut suedez dhe Parlamenti të Maqedonisë së Veriut

Takim Dimovska - Svarc: Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Rigsdagut suedez dhe Parlamenti të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Për shtëpinë ligjvënëse të Maqedonisë së Veriut, me rëndësi të veçantë janë përvojat dhe praktikat e mira të Rigsdagut suedez, veçanërisht në kontekstin e modernizimit të Parlamentit, digjitalizimit të procedurave dhe përmirësimit të transparencës dhe llogaridhënies në punën e Kuvendit, theksoi sekretarja  e përgjithshëm i Kuvendi, Marina Dimovska, në takimin e sotëm me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Rigsdagut suedez, Kristina Svarc, në Stokholm të Mbretërisë së Suedisë.

Nga Kuvendi potencojnë se takimi i sotëm ndërmjet Dimovskës dhe Svarcit paraqet moment të rëndësishëm për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, me qëllim të forcimit të mëtejmë të kapaciteteve institucionale të Kuvendit.

"Një aspekt i rëndësishëm i bashkëpunimit është intensifikimi i shkëmbimit të përvojave profesionale dhe ngritja e programeve të përbashkëta të trajnimit, të cilat do të jenë të nevojshme për avancimin e kapaciteteve të shërbimit parlamentar. Shkëmbimi i këtyre përvojave do të jetë me rëndësi thelbësore në procesin e harmonizimit me standardet evropiane dhe ndërkombëtare dhe do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit të rolit legjislativ dhe mbikëqyrës të Kuvendit", thonë nga Kuvendi. 

 

Në takim u theksua rëndësia e politikave të ndjeshme gjinore që zbatohen me sukses në kuadër të Rigsdagut Suedez, prandaj Dimovska theksoi se përvojat e Kuvendit të Suedisë janë me rëndësi të madhe për inkorporimin e mekanizmave të ngjashëm në Kuvend.

"Të dyja palët ranë dakord se ky takim është me rëndësi të veçantë për forcimin e mëtejshëm të dialogut dhe bashkëpunimit midis dy institucioneve, si dhe për përcaktimin e hapave konkretë në drejtim të avancimit të punës së Dhomës Ligjvënëse, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare", bëjnë të ditur nga Kuvendi. 

 Foto: Kuvendi



QËNDRONI TË LIDHUR