• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Dameva - Kop për rinovimin e projektit MATRA të Këshillit gjyqësor të financuar nga Holanda

Takim Dameva - Kop për rinovimin e projektit MATRA të Këshillit gjyqësor të financuar nga Holanda

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Kryetarja e Këshillit gjyqësor Vesna Dameva sot ka pasur takim me ambasadorin e Holandës në vend Dirk Jan Kop të cilit iu dha njoftimi për projektin e rinovuar "Forcimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut", e financuar nga Qeveria e Holandës.

Kabineti i kryetares së Këshillit gjyqësor në njoftim theksoi se ky projekt i cili në maj të vitit 2023 ishte vendosur në pritje, ka rëndësi të veçantë për Këshillin dhe se Dameva falënderoi ambasadorin Kop për angazhimin për rinovimin e tij.

"Kryetarja Dameva shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për përpjekjet e ambasadorit Kop dhe Qeverisë së Mbretërisë së Holandës të cilët në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër e rinovoi këtë projekt kyç për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe shprehu mirënjohje për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Ambasadori Kop theksoi se do të vazhdojë bashkëpunimin e afërt të ambasadës holandeze me Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka uruar realizim të suksesshëm të aktiviteteve të projektit", thuhet në komunikatën e Këshillit gjyqësor. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR