• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Takim bilateral mes përfaqësuesve të ASHAAM dhe KPM

Takim bilateral mes përfaqësuesve të ASHAAM dhe KPM

Shkup, 20 shkurt 2024 (MIA) - Përfaqësues të Agjencisë për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike dhe Komisionit të pavarur për mediume të Republikës së Maqedonisë (KPM) sot në hapësirat e ASHSSM-së mbajtën takim bilateral.

Në takim, siç kumtoi ASHAAM, u bisedua për disa çështje, me theks në përvojat praktike dhe aktivitetet lidhur me harmonizimin e rregullativës vendore për mediume me atë evropiane dhe zbatimin e obligimeve të cilat dalin nga Direktiva e reviduar për shërbime audiovizuale mediatike.

Nga ASHAAM informojnë se vëmendje e posaçme iu kushtua përvojave në pikëpamje të mënyrës së realizimit të monitorimit të përmbajtjeve mediatike gjatë proceseve zgjedhore.

Në fund të takimit. përfaqësuesit e dy trupave rregullatorë konstatuan se bashkëpunimi i ndërsjelltë duhet të vazhdojë edhe më tej në drejtim të këmbimit të informatave në fushën e rregullimit mediatik për çështje të cialt janë të interesit të përbashkët për të dyja palët. ab/

Foto: АSHAAM

QËNDRONI TË LIDHUR