• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Takim Arbër Ademi me Robert Deker, zëvendës ambasador i Mbretërisë së Holandës

Takim Arbër Ademi me Robert Deker, zëvendës ambasador i Mbretërisë së Holandës

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit për çështje evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, sot pati takim me zëvendës ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Robert Deker.

Ademi e njoftoi Deker për ecurinë e skriningut të vendit tonë me BE-në në Bruksel, me ç ‘rast theksoi se kemi vlerësime pozitive për nivelin e gatishmërisë së administratës sonë dhe fillimin e shkëlqyer të procesit, nga Komisioni Evropian.

"Ai theksoi se vendi është i vetëdijshëm për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, me qëllim të futjes së komunitetit bullgar në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të mund t’i fillojë negociatat në grup. Me këtë rast, theksoi se opozita duhet të përfshihet në procesin e ndryshimit të Kushtetutës, me çka do të dëshmojë se është për të ardhmen evropiane të vendit", ceket në kumtesën e Komisionit.

Deker theksoi se Holanda e mbështet perspektivën evropiane të vendit tonë, por se fillimisht duhet të përfundojë detyrat e saj, të cilat përfshihen në gjashtë grupet, duke theksuar Kapitullin 23 si veçanërisht të rëndësishëm: Jurisprudenca dhe të drejtat fundamentale dhe Kapitullin 24: Drejtësia, liria dhe siguria.

Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për situatat aktuale politike në vendin e BE-së, duke iu referuar mundësive për avancimin e proceseve eurointegruese në vend. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR