• e hënë, 23 dhjetor 2024

Takim Ahmeti-Han: Ta vazhdojmë rrugën drejt BE-së

Takim Ahmeti-Han: Ta vazhdojmë rrugën drejt BE-së

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka takuar komisionerin evropian për Buxhet dhe Administratë, Johanes Han, me ç'rast kanë këmbyer opinione mbi procesin e skriningut, integrimin europian, reformat në administratë, ndryshimet kushtetuese, gjendjen në rajon si dhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Procesi i skriningut, thuhet në kumtesën e BDI-së, po zhvillohet sipas parashikimeve, ndërsa reformat janë proces vijues.

"Kryetari Ahmeti foli për Frontin europian si nevojë imediate për tejkalimin e pengesave në rrugëtimin integrues dhe realizimin e ndryshimeve kushtetuese duke shtuar se partitë politike duhet të tejkalojnë interesat personale dhe në fokus të vendosin të ardhmen e vendit dhe jetën e qytetarëve", qëndron në kumtesë dhe shtohet se komisionieri Han mbështet pa rezervë përpjekjet për reforma dhe integrim evropian të vendit tonë.

Bashkëbiseduesit, thuhet më tej, diskutuan edhe rreth dialogut Kosovë dhe Serbi, duke apeluar që vendet t’i përmbahen marrëveshjes së arritur në Ohër deri në finalizimin e marrëveshjes së plotë me njohje të ndërsjellë. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR