• e mërkurë, 03 korrik 2024

Tajvani regjistroi balona kineze mbi ishull dy javë para zgjedhjeve

Tajvani regjistroi balona kineze mbi ishull dy javë para zgjedhjeve

Taipei, 3 janar 2024 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes së Tajvanit sot kumtoi se katër balona kineze janë zbuluar dje pasi e kanë kaluar linjën e mesme në Ngushticën e Tajvanit.

Tre nga balonat e zbuluara kanë flutuar mbi ishullin e Tajvanit, ndërsa Ministria kumtoi se me kujdes i ka monitoruar balonat e tilla të cilat mund të përdoren për qëllime kohore, si dhe për mbledhjen e informatave për shtigjet e tyre të fluturimit për analizë.

Ministria e Mbrojtjes kumtoi se tre balonat e parë të martën kanë fluturuar ndërmjet 194 kilometra dhe 296 kilometra në jugperëndim të Çing Çuan Kang, ku gjendet baza e forcave të aviacionit.

Incidentet e tilla kineze me balona ndodhin para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Tajvan më 13 janar.

Aeroplanët luftarak kinez gati çdo ditë fluturojnë në zonë për mbrojtje ajrore të Tajvanit, të cilës ishulli duhet t'i përgjigjet. Sipas vëzhguesve, një nga qëllimet e Pekinit mund të jetë të lodhë popullin tajvanez dhe gjithashtu të zbulojë aftësitë e tij ushtarake.

Tajvani ka qeveri të pavarur nga viti 1949, por Kina e konsideron ishullin vetëqeverisës si territor të saj. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR