• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Tajms: "Plani për fitore" i Zelenskit përfshin edhe garanci të sigurisë të ngjashme me anëtarësimin në NATO

Tajms:

Nju Jork, 23 shtator 2024 (MIA) – Sipas “Planit të fitores” të cilin presidenti ukrainas Volodomir Zelenski këtë javë do t’ua prezantojë presidentit amerikan Zhozef Bajden dhe kandidatëve për president Kamalla Harris dhe Donald Tramp, Ukraina do të kërkojë garanci të sigurisë të ngjashme me ato të cilat i kanë anëtaret e NATO-s.

Siç shkruan “Tajms”, “Plani i fitores”, përveç garancive të sigurisë, përmban edhe tri pika: vazhdimin e operacioneve ukrainase në rajonin kufitar rus Kursk me qëllim që ta rrisë pjesëmarrjes e saj në negociata, kërkesë për armë “konkrete” të avancuara, si dhe ndihmë ndërkombëtare financiare për rimëkëmbje të Ukrainës. 

Sipas raporteve, kërkesa e Zelenskit për garanci të sigurisë e reflekton mos suksesin e Ukrainës që të pranohet në NATO dhe aleancat e tjera ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë përfaqëson dëshirë për “dëshminë” e përkushtimit amerikan për mbrojtjen e Ukrainës, pasi Trampi paraprakisht fliste për lëshimet potenciale territoriale për Rusinë me qëllim që të përfundojë lufta.

“Tajms” thekson se Zelenski dëshiron të shmangë që Ukraina të gjendet në situatë kur duhet të pajtohet në marrëveshje të pafavorshme paqësore.

Zalenski paraprakisht deklaroi se është e nevojshme mbështetje nga Bajdeni dhe liderët e tjerë perëndimorë që Ukraina të mund t’i fillojë bisedimet nga “pozita e fuqishme” para fundit të vitit. 

Diplomati anonim perëndimor theksoi se rezultati nga zgjedhjet presidenciale në SHBA do të ketë ndikim vendimmarrës ndaj hapave të Rusisë në rrjedhën e mëtutjeshme të luftës. 

“Për presidentin rus Vladimir Putin, është elementi më i rëndësishëm në llogaritjet e tij. Nëse rusët arrijnë në përfundimin se ka një qeveri në Uashington që është e vendosur të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, kjo do të ndryshojë patjetër qëndrimin e tyre për negociatat e mundshme. Por nëse ata mendojnë se Donald Tramp është ai që mund t'u ofrojë një rrugëdalje të lirë, ky do të jetë fundi”, deklaroi diplomati. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR