• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tajm publikon 100 personat më me ndikim në vitin 2024

Tajm publikon 100 personat më me ndikim në vitin 2024

Nju Jork, 18 prill 2024 (MIA) - Magazina amerikane Tajm publikoi listën e 100 personave më me ndikim për vitin 2024, ndërsa në kategorinë e liderëve më me ndikim është bashkëshortja e të ndjerit opozitarit rus, Julia Navalni, kryeministri kinez Li Xhijang, kryeministri polak Doland Tusk, presidenti argjentinas Havier Milej dhe kryeministrja italiane Xhorxha Meloni mes liderëve.

Përveç këtyre, midis liderëve më me ndikim janë dhe ministrja braziliane për Mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike, Marina Silva, drejtori i CIA-s, Viliam Barns dhe shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrej Jermak.

Në zgjedhjet e personave më me ndikim në gazetën amerikane është gjetur dhe regjisori japonez Hajao Mijazaki, këngëtarja britanike me prejardhje shqiptare Dua Lipa, aktori britanik Dev Patel dhe këngëtarja austriake Kajli Minog.

Fituesit tradicionalisht janë klasifikuar në disa kategori, nga fillestarët e titanët, ndërsa lista e 100 personave më me ndikim përfshijnë gjithashtu edhe fotoreporterin palestinez Motaz Azaiza i cili kaloi gati katër muaj duke dkumentuar jetën në Rripin e Gazës pas përshkallëzimit të konfliktit palestino-izraelit.

Në listën e personave më me ndikim është dhe reperi "21 Sviç" (21 Svage), muzikantja nigeriane Burna Boj dhe regjisorja e filmit amerikan Sofia Kopola.

Në listën e 100 personave më me ndikim në vitin 2024 është dhe aktori kanadez Eliot Pejxh i cili në vitin 2021 ishte i pari transgjinor që u shfaq në kopertinën e revistës Tajm.

Në listë është dhe aktori amerikan Kolman Domingo i cili ka luajtur në serialet TV "Euforija" dhe "Fear the Walking Dead", aktori amerikano-kanadez Majkll Xhej Foks, i njohur për rolin e tij si Martin Mekfllaj në filmin "Kthehu në të ardhmen", si dhe shoferi holandez i Formula 1 Maks Emilian Verstapen. rq/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR