• e premte, 05 dhjetor 2025

Tajland akuzon Kamboxhën për shkelje të armëpushimit

Tajland akuzon Kamboxhën për shkelje të armëpushimit

Bangkok, 30 korrik 2025 (MIA) - Armata e Tajlandës sot akuzoi forcat e Kamboxhës për shkelje të marrëveshjes për armëpushim në tre lokacione të veçanta përgjatë kufirit kontestues, duke paralajmëruar se agresioni i vazhdueshëm mund t'i detyrojë forcat tajlandeze të përgjigjen me vendosmëri.

Tajlanda sot kumtoi se forcat e Kamboxhës kanë gjuajtur ndaj pozitave në krahinën verilindore Sisaket në Tajlandë, në kufirin verior të Kamboxhës.

"Forcat e Kamboxhës kanë përdorur armë të vogla dhe hedhës së granatave, që e kanë detyruar Tajlandën të përgjigjet në vetëmbrojtje", deklaroi para gazetarëve zëdhënësi i armatës së Tajlandës, gjeneral-majori Vintai Suvari.

Ai tha se ky është incidenti i dytë nga marrëveshja për armëpushim dhe se pasqyronte sjellje e cila nuk i respekton marrëveshjet, minon përpjekjet për depërshkallëzim dhe dëmton besimin mes dy vendeve.

Pretendimet vijnë më pak se dy ditë pasi të dy qeveritë ranë dakord për një armëpushim të arritur në Malajzi, e cila hyri në fuqi të hënën në mesnatë, që synonte ndalimin e luftimeve dhe parandalimin e një përshkallëzimi pas pesë ditësh luftime intensive që kanë vrarë të paktën 43 persona dhe kanë zhvendosur më shumë se 300,000 civilë nga të dyja palët.

Armëpushimi vijoi pas presionit të vazhdueshëm të kryeministrit malajzian Anvar Ibrahim dhe presidentit amerikan Donald Tramp, ndërsa Shtëpia e Bardhë paralajmëroi udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhës se bisedat tregtare me SHBA-në nuk do të përparojnë nëse luftimet vazhdojnë.

Kamboxha hodhi poshtë akuzat e Tajlandës, duke thënë se është përkushtuar në armëpushim. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR