• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tajfuni Saola goditi Tajvanin jugor

Tajfuni Saola goditi Tajvanin jugor

Taipei, 30 gusht 2023 (MIA) - Tajfuni Saola ka goditur sot Tajvanin jugor, duke sjellë shi të dendur. Tajvani ka lëshuar një paralajmërim për tajfun në tokë dhe det si dhe tragetet dhe fluturimet në disa ishuj dhe qytetin juglindor të Taitung janë anuluar.

Shiu më i madh parashikohet të bjerë në rajonet malore të qarkut Pingtung në jug të largët, ku mësimi dhe puna u pezulluan sot në disa komuna, si dhe në bregun lindor të Tajvanit. Pas kalimit përmes kanalit Bashi, i cili ndan Tajvanin nga Filipinet, tajfuni do të godasë bregun juglindor të Kinës dhe Hong Kongut. sa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR