• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tajfuni Koinu ka shkaktuar erëra rekorde në Tajvan

Tajfuni Koinu ka shkaktuar erëra rekorde në Tajvan

Tajpej, 5 tetor 2023 (MIA) -  Erëra rekorde për shkak të tajfunit Koinu janë regjistruar në Tajvan, ka bërë të ditur shërbimi qëndror meterologjik i ishullit.

Në ishullin Orhidei, siç theksojnë ata, mbrëmë janë matur erëra deri më 95.2 metra në sekond, që është një redord i ri për Tajvanin. Kjo është e barabartë me erërat prej 342.72 kilometra në orë.

Autoritetet tajvaneze dje kanë anuluar më shumë se 100 fluturime ndërkombëtare dhe vendase dhe kanë mbyllur shkolla në pjesën jugore të ishullit përpara mbërritjes së pritshme të tajfunit Koinu, i dyti që e ka goditur vendin për një muaj.

Më shumë se 200 persona janë evakuuar për shkak të frikës së rrëshqitjes së dheut në jug të ishullit, 190 persona janë lënduar, por nuk ka viktima. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR