• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tajani: Italia do të vazhdojë me financimin e Agjencisë së KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë

Tajani: Italia do të vazhdojë me financimin e Agjencisë së KB-së për ndihmë të refugjatëve palestinezë

Romë, 25 maj 2024 (MIA) - Italia do të vazhdojë me financimin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë (UNRVA) si pjesë e paketës ndihmë prej 35 milionë euro, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme Antonio Tajani. 

Tajani e mori përsipër këtë obligim gjatë takimit në Romë me kryeministrin palestinez Mohamed Mustafa.

Ministri italian i Punëve të Jashtme tha se 5 milionë euro do të shkojnë për projekte të UNRVA-së, ndërsa pjesa tjetër do të dedikohet për nism.ën "Ushqim për Gazën" 

 Italia ishte njëra ndër vendet të cilat përkohësisht e pezulluan financimin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara pas akuzave izraelite se një pjesë e personelit të saj ka qenë i përzier në sulmin e lëvizjes islamiste palestineze Hamas ndaj Izraelit më 7 tetor, që ishte shkak  për fillimin e luftës në Rripin e Gazës.

 "Italia vendosi të vazhdojë me financimin e projekteve konkrete destinuar për ndihmë të refugjatëve palestinezë, por sipas kontrolleve të ashpra të cilat do të garantojnë se asnjë cent nuk do të përdoret për mbështetjen e terrorizmit" tha Tajani.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihnë dhe Punë për Refugjatë Palestinezë në Rripin e Gazës punëson 13.000 njerëz të cilët udhëheqin me shkolla, klinika për ndihmë të shpejtë dhe sigurojnë shërbime të tjera sociale në enklavë, përfshirë edhe shpërndarjen e ndihmës humanitare. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR