• e premte, 28 qershor 2024

Tahiri: Kurti merret me gjëra të vogla, si targat dhe dinari

Tahiri: Kurti merret me gjëra të vogla, si targat dhe dinari

Prishtinë, 10 prill 2024 (MIA) – Ish kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se kryeministri Albin Kurti i ka humbur betejat e mëdha në negociata dhe “po merret me beteja të vogla” si targat dhe përdorimi i dinarit serb në vend, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tahiri në intervistën e djeshme për KTV-në tha se Kurti “duhet të fokusohet në gjërat e mëdha”.

"Provoi targat. Kush e bëri atë marrëveshje? Unë. Targat janë një gjë e vogël në raport me fushat e shtetit në veri. Ku janë gjykatat? Kush po vepron me drejtësinë në veri? Kush e shërben drejtësinë në veri? Duke dështuar në betejat e mëdha të dialogut, e humbi njohjen reciproke, e pranoi Asociacionin (e komunave me shumicë serbe), pastaj e kompenson me beteja të vogla. Targat dhe dinari janë gjëra të vogla. Kurti në vend që të fokusohet në gjëra të mëdha, energjinë e hargjon për gjëra të vogla", deklaroi Tahiri.

Si ish-kryenegociatore, Tahiri i rekomandoi Qeverisë Kurti “të insistojë para botës që Asociacionin do ta bëjë sipas Kushtetutës, por Serbia ta njohë de jure shtetin e Kosovës". ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR