Taravari: Presim këtë javë tetë pacientë të kthehen në vend, katër në gjendje kritike
- Katër nga pacientët nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje kritike, ndërsa tetë prej tyre presim që gjatë kësaj jave të kthehen në vend, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
- Post By Melahat Baftija
- 10:57, 24 mars, 2025

Shkup, 24 mars 2025 (MIA) - Katër nga pacientët nga zjarri në Koçan, të cilët po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje kritike, ndërsa tetë prej tyre presim që gjatë kësaj jave të kthehen në vend, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Siç njoftoi, sot nga spitalet vendore pritet të dalin 16 pacientë, ku gjithsej janë duke u trajtuar 46. Në Qendrën Klinike po mjekohen 26 pacientë dhe nga 10 në SPQ "8 Shtatori" dhe Shën Naumi i Ohrit, në spitalet private tetë pacientë. Në mjekim jashtë vendit janë 115 pacientë.
"Jemi në fazën e infeksionit, komplikacionet janë të mundshme. Kolegët po japin maksimumin. Shpresoj se të paktën gjysma e pacientëve do të kthehen për dy javë", tha Taravari. mb/
Foto: printskrin