Tërmet me epiqendër në Greqi, ndjehet edhe në pjesët juglindore të vendit
- Një tërmet me epiqendër në Greqi, 290 kilometra në juglindje të Shkupit, me një magnitudë lokale të Rihterit prej 5 ballësh është regjistruar nga Observatori sizmologjik në orën 3 e 20 të mëngjesit.
- Post By Fami Bajrami
- 09:11, 22 shtator, 2025
Shkup, 22 shtator 2025 (MIA) - Një tërmet me epiqendër në Greqi, 290 kilometra në juglindje të Shkupit, me një magnitudë lokale të Rihterit prej 5 ballësh është regjistruar nga Observatori sizmologjik në orën 3 e 20 të mëngjesit.
"Sipas të dhënave nga Observatori deri më tani, tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të Republikës me një intensitet prej III ballë sipas Shkallës evropiane makrosizmike”, njofton Observatori këtë mëngjes.
Foto: arkivi i MIA-s