• e premte, 05 dhjetor 2025

Tërmet prej 6 ballëve e goditi Kamçatkën, nuk ka raportime për dëme

Tërmet prej 6 ballëve e goditi Kamçatkën, nuk ka raportime për dëme

Kamçatka, 3 shtator 2025 (MIA) – Tërmet me magnitudë prej 6 ballëve sipas Shkallës Rihter është regjistruar sot në bregun e gadishullit Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, njoftoi dega lokale e Shërbimit të Vetëm Gjeofizik pranë Akademisë Ruse të Shkencave, transmeton TASS. 

Lëkundja ka ndodhur në thellësi prej 10 kilometrave, me epiqendër 233 kilometra nga qyteti Petropavlovsk-Kamçatski. 

Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar ose dëme materiale.

Gadishulli Kamçatka gjendet në rajonin sizmik aktiv, ku tërmetet dhe shpërthimet e vullkanit janë të shpeshta. Në fund të korrikut, në Kamçatka ishte regjistruar tërmet me magnitudë 8,7, më i fuqishmi në Tokë që nga viti 2011, i cili shkaktoi valë të cunameve në Oqeanin Paqësor. fc/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR