• e diel, 22 dhjetor 2024

Tërmet me intensitet prej 6,1 ballë sipas Rihterit në Japoninë veriore

Tërmet me intensitet prej 6,1 ballë sipas Rihterit në Japoninë veriore

Tokio, 28 mars 2023 (MIA) - Tërmet me intensitet prej 6,1 ballë sipas Shkallës së Rihterit sot pasdite sipas kohës lokale e ka goditur Japoninë veriore, kumtoi Agjencia meteorologjik kombëtar.

Tani për tani nuk ka raporte për persona të lënduar ose dëm material. Nuk është shpallur paralajmërim për cunami.

Tërmeti u regjistrua në afërsi të bregut të prefekturës Aomori, me epiqendër në thellësi prej 20 kilometrave, kumtoi Agjencia meteorologjike japoneze. Tërmeti është ndjerë edhe në ishullin Hokaido. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR