• e premte, 05 dhjetor 2025

Tërmet i ri i fuqishëm i goditi Ishujt Kuril të Rusisë

Tërmet i ri i fuqishëm i goditi Ishujt Kuril të Rusisë

Moskë, 3 gusht 2025 (MIA) – Një tërmet me magnitudë prej 6,7 ballë sipas shkallës Rihter i goditi sot Ishujt Kuril të Rusisë në Oqeanin e Qetë, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane – Mesdhetare. 

Tërmeti ka ndodhur rreth 270 kilometra nga Kamçatka, ndërsa epiqendra ishte në thellësi prej 53 kilometra. 

Të mërkurën, më 30 korrik, Kamçatka ishte goditur nga tërmeti më i fuqishëm që nga viti 1952, me magnitudë prej 8,8 ballë. 

Pas tërmetit ishte dhënë paralajmërim për cumani për disa pjesë të Rusisë dhe në mbarë Oqeanin e Qetë, ndërsa banorët ishin thirr që të evakuoheshin nga zonat bregdetare në zonat me rrezik të lartë. fc/

Foto: Piksabej

 

QËNDRONI TË LIDHUR