• e shtunë, 29 qershor 2024

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Argjentinën

Një tërmet i fuqishëm e ka goditur Argjentinën

Buenos Aires, 22 mars 2023 (MIA) - Një tërmet me magnitudë 6,4 ballësh sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në Andet argjantinase. 

Sipas të dhënave të (EMSC), tërmeti u ndje jo vetëm në Argjentinë, por edhe në afërsi të Kilit. 

Tërmeti u regjistrua me thellësi prej 220 kilometrave.

Qyteti më i afërt i madh argjentinas me epiqendrën është Juxhuj. 

“Dridhja ishte aq e fortë sa një tullë ra në makinën time”, ka shkruar një nga qytetarët e Juxhujit në faqen e EMSC-së. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR