• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tërhiqet gjalpi i kikirikave Bio Chocolate Chip peanut butter, i importuar nga Sllovenia

Tërhiqet gjalpi i kikirikave Bio Chocolate Chip peanut butter, i importuar nga Sllovenia

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) - Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV), duke vepruar sipas notifikimit të marrë përmes Sistemit për njoftim të shpejtë për prodhime të pasigurta në Bashkimin Evropian (RASSF), për shkak të alergjenit të padeklaruar - proteinës së qumështit, tërhoqi nga tregu  dhe asgjësoi në mënyrë të padëmshme prodhimin e pasigurt - gjalpin e kikirikave Bio Chocolate Chip peanut butter, i importuar nga Sllovenia.

Bëhet fjalë për prodhim me numër serik /lot: LO107, me afat përdorimi 01.07.2023, nga i cili në nëntor të vitit të kaluar, me numrin e cekur serik/lot, në vend janë importuar 30 copë.

"Gjatë kontrollit, është konstatuar se operatori Zegini SHPK, ka mbajtur llogari për të gjitha procedurat për tërheqje dhe revokim të prodhimit të pasigurt nga prodhuesi Nature's Finest, përkatësisht, gjashtë copët e hasura janë tërhequr në mënyër adekuate nga tregu dhe janëd eponuar në vend të posaçëm në depo. Prodhimet e pasigurta në prani të inspektorit për ushqim janë shkatërruar në mënyrë të padëmshme", thotë drejtori i AUV-së, Nikollçe Babovski.

AUV rekomandon, konsumatorët të cilët e kanë lerë prodhimin e lartëpërmendur me numrin e cekur serik/lotm, të mos e konsumojnë he ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR