• e martë, 26 nëntor 2024

Tërhiqen 50 metra kubë mbeturina të deponuara në mënyrë joligjore rreth akuaduktit të Shkupit

Tërhiqen 50 metra kubë mbeturina të deponuara në mënyrë joligjore rreth akuaduktit të Shkupit

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Rreth 50 metra kub mbeturina ndërtimore dhe mbeturina të përziera komunale, të hedhura në mënyrë joligjore, janë mbledhur dhe trasportuar javën e kaluar rreth akuaduktit të Shkupit.

Siç informojnë nga Ndërrmarrja Publike "Higjiena komunale", ekipet e tyre në koordinim me Qytetin e Shkupit kanë kryer aktivitete për pastrimin e plotë të hapësirës së lokalitetit arkeologjik - Akuadukti i Shkupit.

Gjatë largimit të deponive të egra rreth Akuaduktit të Shkupit, në terren janë angazhuar dhjetë punëtorë, ndërsa nga ana e mekanizimit janë përdorur dy automjete speciale komunale. rq/bsh/

Foto: NP "Higjiena Komunale" - Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR